Ballina Ekonomi

Unaza e Madhe, IKMT planifikon shembjen e 11 objekteve

TIRANË, 9 mars/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë njëmbëdhjetë objekte të ndërtuara në gjurmën ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës.

Sipas IKMT-së, katër objekte janë në segmentin Bregu Lumit-Sheshi Shqiponja, ndërkohë që shtatë objektet e tjerë janë në segmentin rrugor në njësinë bashkiake nr. 4.

IKMT bën të ditur se pronarët e këtyre objekteve janë shpronësuar. Shpronësimet i përkasin segmentit Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri Tiranë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOSBE, trajnim teknik me punonjës të Policisë së Shtetit
Artikulli tjetërKPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren Gentiana Muçaj