Ballina Bota

TBILISI – Gjeorgjia tërheq ligjin e propozuar për ‘agjentët e huaj’ pas protestave

TBILISI, 9 mars /ATSH-DPA/ – Ligjvënësit në Gjeorgji tërhoqën një projekt-ligj të propozuar për “agjentët e huaj” pas ditësh protestash kundër tij, deklaroi partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane.

Njoftimet e papritura vijnë pasi parlamenti i republikës së Kaukazit Jugor miratoi ligjin e planifikuar “Për transparencën e ndikimit të huaj”.

Propozimi, i cili synon zyrtarisht zbulimin e flukseve të parave të huaja, shkaktoi dy ditë demonstrata masive në kryeqytetin Tbilisi, pasi kritikët druajnë se kjo është një mënyrë për qeverinë për të goditur opozitën.

“Ne shohim se ligji ka çuar në mosmarrëveshje në shoqëri. Duke pasur parasysh të gjitha këto, ne … kemi vendosur të tërheqim pa rezerva projektligjin që mbështesim”, deklaroi Ëndrra Gjeorgjike

Ligji i propozuar, i ngjashëm me legjislacionin në Rusi, do të kishte klasifikuar organizatat joqeveritare (OJQ) dhe mediat pjesërisht të financuara nga jashtë si “agjentë të huaj”.

Autoritetet gjeorgjiane përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit gjatë protestave të së martës dhe të mërkurës. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Shkolla e rindërtuar në Sukth hap dyert për 300 nxënës
Artikulli tjetërAKU ndëshkon 8 subjekte për përdorimin e vajit të palmës