Ballina Flash

Parashikimi i motit, 3 mars 2023

TIRANË, 3 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte moti të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra dhe të herë pas hershme me diell (kthjellime). Vranësirat do të shoqërohet me reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët kryesisht prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë.

Në mënyrë tepër lokale reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi 6-8 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/14 Diell re /shi
Kukës 2/10 Diell re /shi
Lezhë 6/14 Diell re /shi
Dibër 2/12 Diell re /shi
Durrës 5/17 Diell re /shi
Tiranë 7/18 Diell re /shi
Elbasan 6/17 Diell re /shi
Berat 4/18 Diell re /shi
Vlorë 7/15 Diell re /shi
Korcë 2/12 Diell re /shi
Gjirokastër 2/15 Diell re /shi
Sarandë 7/18 Diell re /shi

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Opozita u tërhoq vetë nga debati, pas 11 orësh mbeti vetëm mazhoranca
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/3/2023