Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/3/2023

UASHINGTON (SHBA) – Presidenti amerikan, Joe Biden pret kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

BOTË – Dita Botërore e Kafshëve të Egra.

KUALA LUMPUR (Malajzi) – Gjykata do të vendosë për ish-kryeministrin e Malajzisë Najib Razak për fazën tjetër të çështjes së skandalit financiar 1MDB.

MINSK (Bjellorusi) – Pritet verdikti kundër Ales Bialiatskit, aktivistit të burgosur bjellorus.

AMSTERDAM (Holandë) – Nis gjykimi i futbollistit të ”Spartakut” të Moskës, Quincy Promes, për tentativë vrasje.

BRUKSEL (Belgjikë) – Qatargate – Vendimi i Gjykatës së Apelit të Brukselit nëse do të mbajë ose jo në paraburgim eurodeputetët Marc Tarabella dhe Eva Kaili.

PARIS (Francë) – Përfundimet e komisionit hetimor për fluturimin e dështuar të raketës ”Vega-C”.

BERLIN (Gjermani) – Manifestim për klimën.

LISBONË (Portugali) – Peshkopët portugez nxjerrin përfundimet e tyre nga një raport dënues mbi pedokrimin brenda kishës.

BRAZAVIL (Kongo) – Vizitë e presidentit francez, Emmanuel Macron.

KINSHASA (Kongo) – Vizitë e presidentit francez, Emmanuel Macron.

DAKAR (Senegal) – Demonstratë para ambasadës tuniziane në Dakar kundër racizmit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 3 mars 2023
Artikulli tjetërGREQI – Arrin në 57 numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor