Ballina Flash

Osmani: Zemrat tona janë me popullin e Greqisë

PRISHTINË, 1 mars /ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar sot zemrat tona janë me popullin e Greqisë pas aksidentit të trenave, si pasojë e të cilit kanë vdekur dhjetëra persona.

“Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, ka shkruar Osmani në Twitter.

32 persona kanë vdekur si pasojë e përplasjes së dy trenave në Larisa të Greqisë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakElbasani, pjesë e 100 qyteteve klimatike
Artikulli tjetërKleriku Xhemal Naipi, kontribut të çmuar në çështjet kombëtare