Ballina Flash

Veliaj vrapon në Maratonën e Mesdheut në Bari

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vrapoi sot në Maratonën e Mesdheut në Bari.

Kjo Maratonë, këtë vit, i dedikohej vëllazërisë me Shqipërinë, vit kur Tirana është Qyteti Europian i Sportit.

Veliaj shprehu mirënjohje ndaj kryetarit të bashkisë së Barit, Antonio Decaro, të cilin e cilësoi si, “progresist, modernizues dhe një mik i shkëlqyer i shqiptarëve!”.

“Do ta mikpresim në Tiranë pas pak javësh, por nuk do ta lodhim me një maratonë tjetër!”, theksoi Veliaj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti i dërgon letër presidentit të Ukrainës: Ju urojmë fitore vendimtare
Artikulli tjetërAksidenti në Kroaci, Peleshi: Viktima, pjesë e Komandës së Forcës Ajrore