TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 352 testime, nga të cilët 17 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sipas MSHMS rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 10 qytetarë në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Vlorë, nga 1 qytetar në Kurbin, Durrës, Himarë.
Ministria informon se, “Janë 160 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2”.
“Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,725 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.
Statistika ( 25 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 352
Testime totale 2,039,387
Raste pozitive 333,483
Raste të shëruara 329,725
Raste aktive 160
Humbje jete 3,598
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 127
Fier 8
Vlorë 7
Berat 5
Shkodër 5
Lezhë 4
Korçë 3
Durrës 1













