Ballina Flash

MSHMS: 9 të infektuar me COVID-19

TIRANË, 23 shkurt /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 385 testime, nga të cilët 9 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas MSHMS rastet pozitive janë në këto bashki: 4 qytetarë në Tiranë dhe nga 1 qytetar në Lezhë, Kurbin, Patos, Divjakë, Korçë.

Ministria bën të ditur se, “janë 145 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”.

“Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,712 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.

Statistika (23 shkurt 2023)

Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 385

Testime totale 2,038,626
Raste pozitive 333,455
Raste të shëruara 329,712
Raste aktive 145
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 120
Fier 9
Shkodër 4
Lezhë 4
Berat  3
Vlorë 3
Korçë 2

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhaçka: Shqipëria mbështet plotësisht rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme për paqe në Ukrainë
Artikulli tjetërKombëtarja e vajzave, Istrefaj: Emocion që vesh për herë të parë ngjyrat kuqezi