LONDER, 21 shkurt /ATSH-DPA/ -Britania e Madhe nuk do të lëkundet në mbështetjen e saj për Ukrainën, deklaroi Downing Street ndërsa Vladimir Putin akuzoi Perëndimin për provokimin e pushtimit që ai filloi gati një vit më parë.
Kryeministri Rishi Sunak është nën presion për të bërë më shumë për të ndihmuar mbrojtjen e Ukrainës pasi paraardhësit Liz Truss dhe Boris Johnson kërkuan furnizime me avionë luftarakë në Kiev.
Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha se Britania e Madhe po punonte për të siguruar që Ukraina të kishte “aftësitë e duhura”, duke përfshirë trajnimin e pilotëve luftarakë.
Në Moskë, presidenti rus përdori fjalimin e tij për gjendjen e kombit për të thënë se Ukraina “është bërë peng i regjimit të Kievit dhe zotërinjve të tij perëndimorë, të cilët në fakt e kanë pushtuar vendin”.
Ai rrezikoi të nxiste më tej tensionet me Perëndimin duke pezulluar pjesëmarrjen në paktin e fundit të mbetur të kontrollit të armëve bërthamore me Shtetet e Bashkuara. /os/






















