Ballina Flash

Nderohet Muaji i Historisë Afrikano-Amerikane

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka organizuar dje shfaqjen e filmit “Green Book”, në nder të Muajit të Historisë Afrikano-Amerikane.

Ambasadorja Yuri Kim mirëpriti të ftuarit në shfaqjen e filmit dhe ndau me ta betejat e vetë Shteteve të Bashkuara për të drejtat civile.

Ajo theksoi se, kemi bërë një rrugë të gjatë, por ka ende punë për të bërë.

Duke njohur të kaluarën tonë dhe duke mësuar prej saj është mënyra se si ne e forcojmë demokracinë tonë në mënyrë që të krijojmë “një bashkim më të përsosur”, siç përshkruhet në Kushtetutën e SHBA, shtoi ajo.

Të ftuarit ndoqën filmin “Green Book” fitues i çmimit Oscar 2018, i frymëzuar nga një histori e vërtetë e një miqësie të pazakontë midis dy burrave gjatë viteve 1960.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMYNIH – Harris: Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit
Artikulli tjetërShqipëria dhe Gjermania, bashkëpunim për forcimin e sigurisë kibernetike