Ballina Aktualitet

Shqipëria dhe Gjermania, bashkëpunim për forcimin e sigurisë kibernetike

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Shqipëria dhe Gjermania synojnë forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën kibernetike.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë vizitës zyrtare në Mynih, ku mori pjesë në Konferencën e Sigurisë, zhvilloi një takim pune me Siemtje Möller, Sekretare e Shtetit për Parlamentin në Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë.

“Një vëmendje e shtuar e Gjermanisë për forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri”, u shpreh Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

Ministri u shpreh se, mirëpriti bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e mbrojtjes, me theks bashkëveprimin për stabilitet rajonal.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNderohet Muaji i Historisë Afrikano-Amerikane
Artikulli tjetërFOKUS – Numri i të vdekurve pas tërmetit arrin në mbi 41 000 në Turqi dhe Siri