Ballina Flash

​Hovenier: Jemi krenarë që mbështesim Kosovën

PRISHTINË, 18 shkurt /ATSH/ Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka kujtuar ditën kur ShBA ka njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës.

Hovenier ka shkruar në Twitter se janë krenar për mbështetjen e tyre por edhe të frymëzuar për demokracinë që ka arritur populli i Kosovës.

“Këtë ditë të vitit 2008, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën. 15 vjet më vonë, ne jemi krenarë për mbështetjen tonë dhe të frymëzuar nga demokracia e gjallë dhe e lulëzuar që ka arritur populli i Kosovës”, ka shkruar ai./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani dhe Pirc Musar diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
Artikulli tjetërRama takon Komisionerin Timmermans: Rritje e mbështetjes ndaj Ballkanit Perëndimor