Ballina Bota

FOKUS – NATO konfirmon incidentin kibernetik që preku faqet e saj të internetit

BRUKSEL, 13 shkurt /ATSH-DPA/ – NATO konfirmoi se një incident kibernetik kishte prekur faqet e saj të internetit të dielën në mbrëmje.

“Ekspertët kibernetikë të NATO-s po trajtojnë në mënyrë aktive një incident që preku disa faqe interneti të NATO-s. NATO merret me incidentet kibernetike rregullisht dhe e merr sigurinë kibernetike shumë seriozisht”, tha një zyrtar i NATO-s.

Komenti erdhi pasi raportet në median sociale sugjeruan se hakerat pro rusë kishin shënjestruar faqen e internetit të Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s dhe të tjera, duke e bërë atë përkohësisht të paarritshëm.

Grupi rus i hakerëve ”Killnet” u përmend si i përfshirë në sulm.

Grupi ka qenë i lidhur me sulme të tjera të fundit, përfshirë Gjermaninë, duke synuar faqet e internetit të Bundestagut, policisë dhe objekteve të infrastrukturës.

NATO nuk dha detaje të mëtejshme rreth incidentit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryeministri i Shtetit të Lirë të Bavarisë viziton Shqipërinë
Artikulli tjetërMbidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin