Ballina Aktualitet

Mbidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

TIRANË, 13 shkurt /ATSH/ Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, sot u mblodh Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Këshilli shqyrtoi vendimin nr. 46, datë 10.01.2023, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, qarku Vlorë, Gëzim Nuri Ademaj”, pas dorëheqjes së deputetit Fation Veizaj.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin verifikoi mandatin e kandidatit të listës shumemërore të Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, qarku Vlorë, Gëzim Nuri Ademaj.

Në fund të mbledhjes, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ftoi Gëzim Ademajn të bëjë betimin në seancën plenare të ditës së sotme.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – NATO konfirmon incidentin kibernetik që preku faqet e saj të internetit
Artikulli tjetërPërgatitje për Festivalin Folklorik të bashkisë Gjirokastër