Ballina Aktualitet

Caka: Shtesa natyrore po shkon drejt zeros

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka shprehu shqetësimin në lidhje me shifrat e fundit të INSTAT duke deklaruar se Shqipëria vijon të shuhet me ritme të frikshme.

“Shtesa natyrore, që mat diferencën mes lindjeve dhe vdekjeve në vitin 2022, është më e ulëta ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, që nga vitet kur ka filluar matja dhe raportimi i këtyre të dhënave”, u shpreh Caka.

Në një deklaratë për mediet, Caka theksoi se “shtesa natyrore po shkon drejt zeros dhe kjo është shifra më e ulët që nga viti 1934. Pra Shqipëria sot, në vitet e regjimit të Rilindjes, ka rritjen më të ulët edhe se në vitet ’39-’44, kur Shqipëria gjendej në vitet e Luftës II Botërore”.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2022, është shënuar një rënie e lindjeve prej 13.5 %, krahasuar me vitin 2021.

“Kjo është një goditje shumë e rëndë për Shqipërinë, e cila po vuan pasojat e një shpopullimi masiv dhe gërryes”, tha Caka.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Kurti dhe ambasadori francez flasin për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO
Artikulli tjetër“Dolci baci”, koncert simfonik për Shën Valentinin