Ballina Flash

“Dolci baci”, koncert simfonik për Shën Valentinin

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ “Nëse muzika është ushqimi i dashurisë, atëherë luaje” me “Dolci baci”!

Kjo është thirrja që bën Teatri i Operas dhe Baletit, me anë të së cilës fton në koncertin simfonik vokal që do të mbahet nesër me rastin e festës së Shën Valentinit.

“Kupidi i Dashurisë” do të prekë emocionet njerëzore, nëpërmjet arieve më të njohura si “L’elisir d’amore”, “Madama Butterfly”, “Magic Flute” e të tjera.

Ky 14 shkurt do të shënojë bashkëpunimin e radhës mes TKOB dhe Konservatorit Shtetëror të Salernos “Giuseppe Martucci”, me Orkestrën Simfonike të TKOB-së, dirigjuar nga maestro Vakhtang Gabidzashvili e ndjekur nga talenti i veçantë i solistëve lirikë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCaka: Shtesa natyrore po shkon drejt zeros
Artikulli tjetërTryezë për luftën kundër krimit kibernetik në Shqipëri