Ballina Flash

MSHMS: 12 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se, në 24 orët e fundit janë kryer 243 testime, nga të cilët 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas MSHMS rastet pozitive rezultuan në këto bashki:6 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Fier, 1 në Vlorë.

“Janë 135 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2”, informon Ministria.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,602 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 12 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 243

Testime totale 2,034,874
Raste pozitive 333,333
Raste të shëruara 329,602
Raste aktive 135
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 111
Fier 8
Shkodër. 8
Durrës. 3
Berat. 2
Vlorë 2
Gjirokastër. 1

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI & SIRI – Mbi 34 000 viktima nga tërmeti
Artikulli tjetërMancini uron shqiptarët për titullin: Tirana Kryeqyteti Europian i Sportit