Ballina Flash

Nis puna për asfaltimin e rrugës së Kolonjës në Lushnjë


TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Në bashkinë e Lushnjës ka nisur puna për asfaltimin e rrugës së SMT-së në Kolonjë, investim që zgjidh një shqetësim disavjeçar për banorët e kësaj zone.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla dhe kryetarja e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa inspektuan sot nga afër punimet që po kryhen në këtë njësi administrative.

Sefa informoi se aktualisht janë hedhur shtresat e para në bazamentin e rrugës dhe tashmë ajo është gati për asfaltim.

Ajo theksoi se paralel me ndërtimin e rrugës do të bëhet edhe ndërtimi i një ure lidhëse si dhe pastrimi i përroit të zonës.

Nga ana tjetër, Balla vlerësoi vendimin e bashkisë Lushnjë për të kaluar pastrimin në një  ndërmarrje publike.

“Ky është vendim i vështirë për ditët e para, por historik, pasi është e vetmja mundësi që ne t’i ofrojmë shërbim pastrimi çdo fshati, çdo lagjeje, edhe të njësisë tuaj dhe gjithë zonës”, tha ai.

Ndërkohë, Balla bëri thirrje për ndërtimin e një pike të veçantë për përpunimin e mbetjeve të gjelbra dhe kthimin e tyre në pleh organik./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Përfundon rruga Qafa e Qarrit-Mollas, pjesë e aksit Korçë-Ersekë
Artikulli tjetërFOKUS – Erdogan: Turqia po përballet me një nga fatkeqësitë më të mëdha të historisë së saj