Ballina Ekonomi

Rama: Përfundon rruga Qafa e Qarrit-Mollas, pjesë e aksit Korçë-Ersekë


TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Segmenti rrugor nga Qafa e Qarrit në Mollas, pjesë e aksit Korçë-Ersekë tashmë ka përfunduar.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky segment rrugor ku aktualisht po jepet dora e fundit me vendosjen e sinjalistikës rrugore.

Kryeministri informoi se rruga do të vihet në përdorim të plotë shumë shpejt për banorët e për vizitorët në rritje të përvitshme të asaj zone magjepsëse.

Aksi rrugor Korçë-Ersekë kishte një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra.

Ndërtimi i kësaj rruge nxit zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Dikur bullgarët blinin në Edirne, tani çojnë ndihma për viktimat e tërmetit
Artikulli tjetërNis puna për asfaltimin e rrugës së Kolonjës në Lushnjë