TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Investimet në institucionet arsimore në vend po vijojnë, si një nga prioritet e qeverisë dhe gjatë këtij viti, për të siguruar kushte cilësore dhe hapësira të denja për nxënësit dhe mësuesit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje nga kantieret e ndërtimit të dy institucioneve arsimore në Elbasan, Liceu Artistik “Onufri” dhe gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi”.
Rama tha se, këto institucione po transformohen për t’u kthyer në hapësira të denja mësimdhënieje për vetë emrin që mbajnë.
“Punimet kanë nisur dhe shumë shpejt klasat me ambiente më të mëdha se më parë dhe me kushte dinjitoze, do të jenë në dispozicion të nxënësve e artistëve të rinj”, shkruan Rama.
/r.e/























