Ballina Bota

GJENEVË – Shefi i OBSH-së Tedros viziton Alepon

GJENEVË, 10 shkurt /ATSH-DPA/- Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus ka planifikuar të vizitojë sot qytetin sirian të Alepos, pas tërmeteve të kësaj jave, sipas shefit të kabinetit të tij në Gjenevë.

Alepo, në veriperëndim të Sirisë, kontrollohet nga qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

OBSH nuk ka njoftuar ende nëse Tedros do të vizitojë gjithashtu rajonet e kontrolluara nga rebelët rreth Idlibit.

Organizata e shpëtimit të Helmetave të Bardha, e cila është aktive në rajonin e kontrolluar nga rebelët rreth Idlibit, ka kritikuar mungesën e ndihmës së OKB-së pas tërmeteve.

Sipas OBSH-së, një aeroplan mallrash me pajisje mjekësore mbërriti në Damask dhe furnizimet u sollën në rajonin e prekur nga tërmeti në veriperëndim të vendit.

Të dy zonat e kontrolluara nga qeveria dhe ato të kontrolluara nga rebelët janë prekur nga tërmeti.

“Dy aeroplanë të tjerë mallrash me materiale janë planifikuar të ngrihen deri të dielën, me furnizime të mjaftueshme për 400 000 persona”, tha OBSH. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Dy institucione arsimore në Elbasan po transformohen në hapësira të denja
Artikulli tjetërApeli do të shqyrtojë më 3 mars çështjen e vulës dhe logos së PD-së