TIRANË, 7 shkurt/ATSH/ Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau sot në rrjetet sociale një ikonë, e cila është duke u restauruar nga specialistët e MKAM, Korçë.
“Me punën e palodhur të specialistëve të Laboratorit të Restaurimit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, që po nxjerrin në dritë imazhin e dy shenjtorëve shërues. Lutemi që Zoti të shërojë shpirtrat e të lënduarve në Turqi e Siri!”, ka shkruar ministrja Margariti.
Tërmeti që rrëzoi një numër të madh ndërtesash, në Turqi e Siri, deri më tani ka shkaktuar humbjen e më shumë se 4800 jetëve. Operacionet e shpëtimit vazhdojnë, ndërkohë që janë nisur ndihma dhe mesazhe solidariteti nga e gjithë bota.

























