Ballina Flash

Rama: Edhe 3 godina të reja në “Qytetin Studenti”

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ “Qytetit Studenti” gjatë këtij viti do t’i shtohen tre godina të reja studentore, të cilat do të transformojnë rrënjësisht jetesën e studentëve në kryeqytet.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për ndërtimin e këtyre tre godinave.

Në “Qytet Studenti” janë tre godina të reja 7-katëshe, me ashensorë, me dhoma me të gjitha kushtet.

Qyteti Studenti duke qenë se ka terrene të lira, nuk do të jetë vetëm një mjedis konviktesh, por do marrë jetë si çdo kampus tjetër universitar në botë, ku edhe fakultetet, edhe hapësirat pritëse, janë bashkë në të njëjtën hapësirë.

/k.s/

 

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUlja e temperaturave, Krifca: Specialistët, këshilla fermerëve në terren
Artikulli tjetërOsmani: NATO dhe forcat e Kosovës do të ndalojnë skenarët e Vuçiçit