Ballina Flash

Osmani: NATO dhe forcat e Kosovës do të ndalojnë skenarët e Vuçiçit

PRISHTINE, 5 shkurt/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se është mjaft e rrezikshme për Kosovën duke pasur një fqinj si Serbia. Ndërsa ka theksuar se NATO, bashkë me forcat e Kosovës, do të ndalojnë çfarëdolloj skenari të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen kroate Vecerjnji list, presidentja Osmani ka shpjeguar se pse ajo kundërshton krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe siç pretendon Serbia të ketë kompetenca ekzekutive.

Osmani hodhi poshtë çdo mendim për ndarjen e vendit, ndërsa ka vënë në dukje se kjo do të hapte kutinë e Pandorës.

“Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e tensionuar, negociatat disi kanë ngecur, nuk ka dinamikë. Megjithatë, kohët e fundit Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar mbërritën dhe njoftuan një raund të ri bisedimesh. Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia, NATO dhe forcat tona do të parandalojnë skenarët e Vuçiqit”, ka theksuar presidentja Osmani.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Edhe 3 godina të reja në “Qytetin Studenti”
Artikulli tjetërBRUKSEL – Hyn në fuqi embargoja e BE-së për importin e naftës ruse