Ballina Flash

Përmirësim i infrastrukturës në shtigjet e Parkut Kombëtar të Tomorit

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Parku Kombëtar i Tomorit, vitet e fundit është një nga parqet më të vizituara nga turistët e huaj dhe ata vendas në të gjitha stinët e vitit.

Gjatë këtyre ditëve reshjet e dëborës ofrojnë peizazh mbresëlënës për të pasionuarit pas alpinizmit.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo theksoi se “po punojmë për përmirësimin e infrastrukturës në shtigjet që të drejtojnë aty, gjithmonë duke respektuar natyrën e Parkut Kombëtar me qëllim aksesin e vizitorëve dhe ruajtjen e ekosistemit kaq unik të këtij mali”.

Sipas tij, Tomori i magjishëm është destinacion i çdo stine.

Mali i Tomorit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Aty nuk mungojnë ngjitjet sportive në shpatet me borë apo vende të tjera me peizazhe piktoreske.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Parlamentari i lartë, Weber: BE-ja duhet të qëndrojë e bashkuar me Uashingtonin
Artikulli tjetërIZRAEL – Netanyahu paralajmëron për rrezikun e ‘kërcënimeve me vrasje’ ndërsa protestat vazhdojnë