Ballina Bota

BRUKSEL – Parlamentari i lartë, Weber: BE-ja duhet të qëndrojë e bashkuar me Uashingtonin

BERLIN, 5 shkurt /ATSH-DPA/ – BE-ja duhet të qëndrojë e bashkuar me Uashingtonin pasi një balonë kineze u zbulua mbi hapësirën ajrore të SHBA-së, tha kreu i Partisë Popullore Evropiane në Bruksel, Manfred Weber për “Funke Mediengruppe”.

Weber shtoi se aktivitetet e reja të dukshme të spiunazhit të Kinës kundër SHBA-së janë shkaku i shqetësimeve të bllokut.

Sjellja e udhëheqjes kineze ndaj shteteve perëndimore po bëhet qartësisht më agresive.

“Bota e lirë” tani duhet të bashkojë forcat”, tha politikani gjerman i qendrës së djathtë.

“Një aleancë e ngushtë midis SHBA-së dhe BE-së, si dhe aleatëve të tjerë është e domosdoshme”, theksoi Weber.

Ushtria amerikane rrëzoi dje një balonë kineze të spiunimit, e cila ka fluturuar mbi SHBA-në për ditë të tëra.

Uashingtoni akuzoi Pekinin për përdorimin e balonës së spiunimit, ndërsa Kina tha se ishte një balonë kërkimore civile që kishte dalë nga kursi dhe se rrëzimi i saj ishte një “reagim i tepruar”. //a.i/.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Mali i Krrabit në Pukë, destinacion i preferuar i dimrit
Artikulli tjetërPërmirësim i infrastrukturës në shtigjet e Parkut Kombëtar të Tomorit