Ballina Ekonomi

Reshje dëbore në disa qarqe, ARRSH: Qarkullimi kryhet pa probleme

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/ Gjatë natës dhe në mëngjes ka pasur reshje dëbore me intensitet në të gjithë qarkun e Korçës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se, “në Rajonin Qendror ka pasur reshje dëbore në Libonik-Maliq, Strelcë-Kufi Gramsh, Qafë Priskë-Qafë-Mollë dhe Zëmblak-Dogana Goricë. Në Rajonin Verior ka pasur reshje dëbore në lartësinë mbi 800 m si në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Kukës-Ura e Zapodit, Kuben-Vasije, Qafë Bualli-Krastë”.

Gjithashtu në njoftimin në rrjetet sociale ARRSH bën të ditur se, është punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese , me shpërndarjen e kripës gjatë gjithë natës dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUra e Kurçajt, trashëgimi e lidhur me turizmin e qëndrueshëm rajonal
Artikulli tjetërPërkeqësim i motit, pezullohet linja Durrës-Bari