Ballina Bota

UKRAINË – Mbi 13 000 ukrainas ndalohen të largohen që nga fillimi i luftës

KIEV, 1 shkurt /ATSH-DPA/- Roja kufitare ukrainase ka ndaluar mbi 13 000 banorë të largohen nga vendi që nga fillimi i pushtimit rus vitin e kaluar.

“Në total, më shumë se 9 100 banorë janë ndaluar në kufirin e gjelbër që nga 24 shkurti”,  tha dje në mbrëmje zëdhënësi i agjencisë kufitare, Andriy Demchenko.

Shumica e qytetarëve ukrainas u kapën në kufirin me Rumaninë dhe Moldavinë.

Gjithashtu, 3900 persona të tjerë u ndaluan të kalojnë kufirin në vendkalimet zyrtare me dokumente të falsifikuara. Shumica prej tyre donin të largoheshin drejt Hungarisë ose Polonisë.

Si pjesë e mobilizimit të përgjithshëm në fillim të luftës, ukrainasve nga mosha 18 deri në 60 vjeç, të cilët i nënshtroheshin shërbimit ushtarak, iu ndalua të largoheshin nga vendi, me disa përjashtime.//a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 1 SHKURT 2023
Artikulli tjetërJava Botërore e Harmonisë Ndërfetare