Ballina Flash

Lojërat edukative “ArchiGames” në Muzeun Marubi

TIRANË, 1 shkurt/ATSH/ Në qytetin e Shkodrës është realizuar loja edukative ArchiGames, një projekt dedikuar fëmijëve për njohjen e arkitekturës dhe vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit të tyre.

Me mbështetjen e ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, “ArchiGames” po zbaton projektin edukativ nëpërmjet lojës.

Loja e radhës u zhvillua në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”. Të luash, të mësosh, por dhe të angazhohesh, ky ka qenë qëllimi kryesor i projektit që është sjellë me shumë kujdes drejt finales nga arkitektja e re Xhoana Kristo dhe “ArchiGames”.

Në ditën e promovimit të “ArchiGames – Mëso Arkitekturën duke Luajtur për qytetin e Shkodrës”, Ester është shpallur si kryearkitekte e Shkodrës. Ajo është nxënëse e shkollës 9-vjeçare “Branko Kadia” dhe njëkohësisht, fituese e lojës në konkursin mes shkollave 9-vjeçare të qytetit.

Projekti nisi shtatorin e kaluar duke realizuar punën kërkimore në terren me ndihmën e profesionistëve. Produkti i këtij startup-i janë edicionet e lojës “Mëso arkitekturën duke luajtur” Shkodra dhe Tirana.

Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes është mbështetësi financiar i ArchiGames.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Pakistani raporton rastin e parë të variantit BF.7
Artikulli tjetërKim: Media e pavarur dhe e lirë, jetike për demokracinë