Ballina Bota

SHBA – Sërish viktima pas të shtënave në Los Anxheles

LOS ANXHELES, 29 janar /ATSH-DPA/ – Të paktën tre persona u vranë dhe katër u plagosën pas të shtënave në një lagje të pasur në zonën e Benedict Canyon të Los Anxhelesit, thanë autoritetet.

”Tre persona u vranë brenda një automjeti në rrugë dhe katër u plagosën jashtë”, tha një burim i zbatimit të ligjit për ”Los Angeles Times”.

I dyshuari ose të dyshuarit janë ende në arrati.

Dëshmitarë të ndryshëm thanë  se kishin parë disa makina që po largoheshin nga vendi i të shtënave brenda disa minutave.

Policia tha se të plagosurit u dërguan në spitalet lokale, ku dy prej tyre janë në gjendje kritike dhe dy janë në gjendje të qëndrueshme.

Të shtënat vijnë vetëm një javë pasi 11 persona u qëlluan për vdekje pas të shtënave masive në Monterey Park.

Tre ditë pas kësaj, një person i armatosur vrau shtatë persona në dy ferma në Half Moon Bay./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFortifikimi i Grazhdanit, qendër e rëndësishme e antikitetit
Artikulli tjetërManastirliu: Trajtimi te “Koço Gliozheni”, foshnja prematurë kalon rrezikun për jetën