Ballina Flash

Ndahet nga jeta Carlo Tavecchio, Duka: Mik i mirë i futbollit shqiptar

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio.

“Kam pasur mundësi të njihem e të bashkëpunoj me të gjatë periudhës 2014-2018 kur ai drejtoi Federatën Italiane dhe ruaj konsideratat më të larta për vlerat dhe kontributin që ai i ka dhënë futbollit”, u shpreh Duka.

Duka i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Tavecchio, miqve të tij, Federatës Italiane të Futbollit për këtë humbje të madhe.

“Do të mbahet mend gjithmonë si një mik i mirë i futbollit shqiptar. Prehu në paqe Carlo”, u shpreh ai. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE kërkon uljen e tensioneve në Izrael dhe Jeruzalemin Lindor
Artikulli tjetërFortifikimi i Grazhdanit, qendër e rëndësishme e antikitetit