Ballina Flash

Australia në kërkim të kapsulës radioaktive me diametër 8 milimetrash

SIDNEJ, 28 janar /ATSH-DPA/ – Autoritetet australiane po kërkojnë për një kapsulë të vogël që përmban një substancë radioaktive, e humbur diku përgjatë një rruge 1 400 km.

Kapsula, e cila përmban një sasi të vogël të caesium-137 radioaktiv, është rreth 6 mm në diametër dhe 8 mm e lartë, deklaroi Western Australia Health (WAH).

Kapsula, e parë për herë të fundit më 10 janar, besohet se ka rënë nga pjesa e pasme e një kamioni diku midis një vendi minierash në veri të qytetit Newman dhe verilindjes së Perthit.

Grupi global i minierave Rio Tinto konfirmoi të shtunën se kapsula erdhi nga një prej minierave të saj.

“Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne po punojmë dhe mbështesim Këshillin Radiologjik, kontraktorët e përfshirë, si dhe shërbimet e urgjencës për të ndihmuar me kërkimin”, deklaroi

Kapsula nuk mund të përdoret si armë, por mund të shkaktojë pasoja të rënda shëndetësore, tha në një deklaratë Western Australia Health. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj: Njohja është në planin e BE-së, Kurti vendosi në qendër të marrëveshjes Asociacionin
Artikulli tjetërFOKUS – ‘’Decanter’’: Verërat shqiptare të përafërta me diamantet