Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Nuk financojmë mure për migrantët

BRUKSEL, 27 janar /ATSH-ANSA/ – Komisioni Evropian nuk do të financojë ndërtimin e një muri midis Bullgarisë dhe Turqisë, deklaroi zëdhënësi i këtij komisioni, Eric Mamer gjatë konferencës ditore për shtyp.

”Komisioni nuk do të financojë kurrë mure për migrantët”, theksoi ai.

”U takon shteteve anëtare të përcaktojnë se cilat janë mënyrat më të mira për të përmbushur detyrimet e tyre për mbrojtjen e kufijve. BE-ja është aty për t’i mbështetur në këtë kuadër”, shtoi ai.

”Komisioni financon masa dhe veprime të cilat kontribuojnë në mbrojtjen e mirë të kufijve të tij, përfshirë infrastrukturën e lëvizshme dhe fikse, por nuk do të financojë ndërtimin e mureve”, shtoi Mamer./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNikolla: Shqipëria, lidere rajonale e luftës kundër antisemitizmit
Artikulli tjetërBM – Infermieri akuzohet për planifikimin e një sulmi terrorist në bazën e forcave ajrore