Ballina Ekonomi

Biba: Konkurrenca e lirë dhe efektive në treg, thelbësore për integrimin evropian

TIRANË, 25 janar/ATSH/ Në vijim të procesit të integrimit evropian, pas hapjes së negociatave, vijon procesi i përgatitjes nga Autoriteti i Konkurrencës, si lider i kapitullit të 8 “Politika e konkurrencës”, për takimin bilateral screening, i cili do të zhvillohet në muajin mars, në Bruksel.

Në këtë kuadër u zhvillua në Tiranë, një takim me qëllim simulimin e aktivitetit që do të zhvillohet përpara Komisionit Evropian.

Fokusi kryesor i këtij takimi ishte parapërgatitja për një përfaqësim sa më të mirë të Autoritetit të Konkurrencës në takimin bilateral screening.

Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba vlerësoi mbështetjen e ekspertëve të huaj dhe vendas të projektit SANECA dhe theksoi se, Autoriteti i Konkurrencës si lider dhe koordinator i kapitullit të 8 “Politika e konkurrencës” do të vazhdojë rolin e tij, si një institucion i pavarur për të siguruar konkurrencë të lirë dhe efektive në treg, në funksion të procesit të anëtarësimit dhe përafrimit të mëtejshëm të kuadrit ligjor me acquis të Bashkimit Evropian.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZelensky feston 45-vjetorin
Artikulli tjetërKurti: Po vlerësojmë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, nuk do të mungojë ndihma