Ballina Aktualitet

Shehaj: Vendimi i Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës, i padrejtë

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj e konsideroi sot të padrejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pushoi gjykimin e çështjes për heqjen e mandatit të ministres Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kërkuar nga Partia Demokratike.

Shehaj tha se “ky vendim është i padrejtë, shkon kundër interesit publik dhe është marrë nën presionin e Qeverisë”.

“Është e qartë si drita e diellit se Xhaçka në shkelje të Kushtetutës ka përdorur pushtetin për të pasuruar veten, bashkëshortin dhe kunatën. Shqiptarët shpresonin të shihnin se kishte mbaruar koha e shtyrjeve dhe shmangieve kur duhet të gjykohet fati i qeveritarëve.
Për çdo gjykatës, askush nuk duhet të jetë i paprekshëm, dhe vetëm atëherë në Shqipëri do të kthehet shpresa dhe besimi se asnjë nuk është mbi ligjin”, tha Shehaj./m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Pakoja e Madhe, mbështetje plus edhe për mësuesit
Artikulli tjetërMeta: Tirana nuk ka incenerator, por qendër grumbullimi mbetjesh