TIRANË, 21 janar/ATSH/- Rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës, Agron Kasa si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtarë të Urgjencave Mjekësore, Skënder Brataj kanë firmosur akt-marrëveshjen për trajnimin dhe certifikimin e rojeve bregdetare në Shqipëri.
Akt-marrëveshja e cila u firmos një ditë më parë në ambientet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës, erdhi si rezultat i propozimit të adresuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Tashmë krijohet një kurrikulë e plotë për formimin e rojeve bregdetare dhe për plotësimin e nevojave të sezonit turistik duke respektuar të gjitha parashikimet ligjore.
“Universiteti i Sporteve të Tiranës dhe Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore do të angazhojnë të gjitha burimet e tyre njerëzore dhe kapacitetet infrastrukturore për realizimin me sukses të trajnimit dhe certifikimin e rojeve bregdetare”, thuhet në njoftimin e QKUM-së.























