Ballina Flash

Përmbytjet në Kosovë, Veliaj: Ndihmë nga Unioni i Bashkive Shqiptare

TIRANË, 21 janar/ATSH/- Krahas ndihmave të para nga qeveria shqiptare, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bën të ditur se dhe Unioni i Bashkive Shqiptare do të ndihmojë komunat që po përballen me përmbytje në Kosovë.

Në një status në rrjete sociale, Veliaj bën me dije se në emër të Unionit të Bashkive ka komunikuar me kryetarët e komunave në Kosovë që po përballen me përmbytje të mëdha.

“Sapo komunikova në emër të Unionit të Bashkive shqiptare me kryetarët e Mitrovicës, Skënderajt, Klinës etj. në Kosovë që po përballen me përmbytje të mëdha, për t’ju shprehur solidaritet e përkrahje nga gjithë rrjeti ynë.

Qeveria shqiptare nisi ndihmat e para, Unioni i Bashkive Shqiptare do të ndihmojë gjithashtu”, shkruan Veliaj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak17 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova
Artikulli tjetërARRSH: Në aksin rrugor Bogë-Theth rënia e ortekëve, vështirësi në qarkullim