TIRANË, 20 janar /ATSH/ Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” reagoi sot pas akuzave të deputetit të PD, Tritan Shehu se, janë ndërprerë procedurat hemodinamike (koronarografitë).
QSUT sqaron se, procedurat e hemodinamikës vijojnë normalisht.
Në reagimin e saj në rrjetet sociale QSUT nënvizon se, “sigurojmë qytetarët që QSUT vijon të kryej procedurat hemodinamike (koronarografitë) pa ndërprerje, duke dhënë shërbim pacienteve me përgjegjësi dhe profesionalizëm”.
“Çdo përpjekje për të hedhur baltë mbi punën e palodhur të trupës mjekësore për aresye politike, është e papranueshme”, thekson QSUT.
QSUT shprehet se, sigurojmë qytetarët se do të vijojmë të shërbejmë me përkushtim dhe profesionalizëm.
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu përmes një statusi në rrjetet sociale u shpreh se, në QSUT mungojnë edhe PTCA Stent-et që përdoren për arteriet coronare (koronare) të zemrës.
“Në shumicën dërrmuese të rasteve këtu behet fjalë për urgjencën kardiake. Pra pacientët detyrohen të shkojnë te privati me pagesë në dorë. Pasojë e qëllimshme kjo nga një sistem shëndetësor i shkatërruar prej një qeverisje të pa përgjegjshme!”, shkroi Shehu.























