Ballina Flash

Triumf i tenorit Saimir Pirgu, në Teatrin Massimo të Palermos

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Tenori shqiptar, Saimir Pirgu, ka triumfuar në skenën madhështore të Teatrit Massimo në Palermo, duke interpretuar rolin e Alfredo-s në operën “La traviata” të Giuseppe Verdi-t, që konsiderohet pjesë e trilogjisë popullore të tij.

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit të Tiranës, përgëzoi tenorin Pirgu për përfaqësimin e shkëlqyer që po i bën Shqipërisë, si një nga ambasadorët tanë të kulturës në teatrot më të mirënjohur ndërkombëtarë.

Gjithashtu drejtuesja e këtij institucioni, Abigeila Voshtina, ka shkruar në rrjetet sociale duke uruar tenorin Saimir Pirgu për suksesin në Palermo, e duke e vlerësuar atë si një performancë të çmueshme.

“Me interpretime të tilla mbresëlënëse e dinjitoze, si vokalisht ashtu dhe dramatikisht, Saimir Pirgu ngre peshë zemrat e gjithë shqiptarëve për përfaqësimin e shkëlqyer, jo vetëm në Itali por edhe në piedestalet më të larta të Operës në mbarë botën”, shkruan Abigeila Voshtina.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIGJEUM: Përkeqësim i hartës së përmbytjeve në Nën Shkodër
Artikulli tjetërPërkeqësimi i motit, Peleshi: Jemi larg pikës kritike për përmbytje