Ballina Aktualitet

Shqipëria mbështetje ushtarake për Ukrainën, mision të ri në Novo Selo, Bullgari

TIRANË, 8 janar/ATSH/- Gjatë vitit të shkuar një nga arritjet e shënuara në fushën e mbrojtjes është edhe certifikimi si “Combat Ready” nga NATO Grup, Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë.

Gjatë një konference për mediet, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi prezantoi arritjet e kësaj ministrie për gjatë vitit 2022 dhe objektivat për vitin 2023 ku merrnin pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji si dhe drejtori i përgjithshëm AKMC Haki Çako.

Ministri Peleshi tha se në 2022 nisi zbatimin projekti që shndërron Akademinë e Forcave të Armatosura nën modelin amerikan “West Point”.

Gjithashtu, ai theksoi se ka nisur viti i parë akademik i Kolegjit të Mbrojtjes dhe gjatë 2023 do konsolidohet dhe do rrisë programet e veta.

Sipas tij, ky është një projekt për të qenë rajonal ku mësimet, leksionet dhe kurset do të zhvillohet në anglisht. “Sot që flasim kemi dy kurse në anglisht, kurs i Sigurisë së Lartë. Kemi edhe studentë nga SHBA, Britania e Madhe, Greqia, Italia që zgjedhin këtë kurs për t’u kualifikuar për oficer të gradave të larta”, u shpreh Peleshi.

Ai deklaroi se do kemi mundësi të afrojmë këtë institucion edhe për rajonin.

Gjithashtu, ministri bëri me dije se me qëllim forcimin e përforcimit të krahut Lindor të NATO-s, Shqipëria iu bashkua Aleancës në misionin e ri në Novo Selo, Bullgari.

Shqipëria vazhdon të jetë me sukses eksportuese e paqes me 7 misione jashtë vendit. Prej pak javësh kemi edhe në një mision të ri në Bullgari.

Ai nënvizoi se do vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën, jo vetëm në nivel politik, por edhe me ndihma ushtarake. “Jemi një nga vendet e para që kemi dërguar disa kapacitete të nevojshme për ushtrinë e Ukrainës për t’u përballur me agresionin rus”, deklaroi ministri.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArritjet e Mbrojtjes në 2022, Peleshi: Nisi ndërtimi i Bazës Ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë
Artikulli tjetërPeleshi: 13 projekte për bashkitë për reduktimin e riskut nga fatkeqësitë natyrore