Ballina Flash

Në Thumanë, asfaltohen rrugët në lagjet e rindërtuara pas tërmetit

TIRANË, 8 janar/ATSH/- Në Thumanë, një nga zonat më të goditura nga tërmeti i nëntorit 2019 që la pa shtëpi qindra familje, ka përfunduar edhe puna për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve brenda lagjeve.

Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga investimi i kryer në zonën ku është ndërtuar kompleksi rezidencial me të gjithë infrastrukturën e nevojshme komunitare duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës së banorëve.

Ai thekson se urbanizimi i lagjeve si në fshat apo në qytet, ka qenë prioritet i punës për këtë Bashki.

Bushi ka nënvizuar se janë 2️0️ kantiere pune përgjatë vitit 2023.

Në kuadër të Programit të Rindërtimit në Thumanë u ndërtuan  14 pallate, 278 apartamente dhe 155 banesa individuale.

Ky program përfshiu në Thumanë 16 ha truall ndërtimi dhe 37 426 m2 infrastrukturë rrugore.

Gjithashtu  janë 3456 m2 ndërtim në objekte publike, shkollë, çerdhe, qendër shëndetësore, qendër komunitare, si dhe 46 148 m2 hapësira publike, parqe, hapësira sportive dhe 408 vendparkime.

Mbi rrënojat e tërmetit krahas shtëpive të rindërtuara, ka hedhur shtat edhe Qendra e Re Komunitare me hapësira për bibliotekën, aktivitetet kulturore e artistike, trajnimet profesionale, shërbimet publike, shëndetësore e postare.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInxhinierja gjermane për dy satelitët e Shqipërisë: Vëzhgim i territorit në ndihmë të disa sektorëve
Artikulli tjetërRama publikon pamjet: Spektakël i shpendëve mbi liqenin e  Pogradecit