Ballina Ekonomi

Bujtina në Pogradec, sipërmarrje familjare e mbështetur nga AZHBR

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Në Lin të Pogradecit është ngritur një tjetër sipërmarrje frymëzuese e mbështetur nga AZHBR përmes Programit IPARD II.

Naum Bicja rindërtoi shtëpinë e të parëve duke ndërtuar një bujtinë e cila ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve.

Trashëgimia kulturore dhe prania e liqenit ia shtojnë edhe më shumë vlerat kësaj bujtine, duke e shndërruar këtë vend në destinacionin e preferuar.

Në këtë bujtinë ofrohet për vizitorët një ambient çlodhës, ushqim i shëndetshëm dhe tradicional.

Turistët kanë mundësi të kryejnë aktivitetet sportive, gjithashtu sigurohet edhe akomodim për ata të cilët duan të qëndrojnë më tepër, për të eksploruar më shumë këto resurse natyrore.

AZHBR e ka mbështetur këtë investim përmes programit IPARD II, me fondet e Bashkimit Europian në bashkëfinancim me qeverinë shqiptare, në masën për zhvillimin e turizmit rural, duke synuar rritjen e aktivitetit ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e standardeve të jetesës në zonat rurale.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDialogu Kosovës-Serbi, Lajçak: Nëse i kthehemi përplasjeve, i harrojmë afatet për marrëveshje
Artikulli tjetërNumri i bizneseve të reja shënoi rritje me 8.2%