Ballina Flash

Hiqet barrikada në anën e Serbisë në Merdarë

PRISHTINË, 29 dhjetor /ATSH/ Policia e Kosovës ka njoftuar se bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar më 27 dhjetor, në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.

“Njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar Merdarë, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”, njofton Policia.

Gjithashtu, Policia ka dhënë detaje lidhur me djegien e dy kamionëve gjatë natës në veri të vendit.

“Bazuar në informacionet zyrtare, në mëngjesin e hershëm është raportuar se në lokacionin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy mjete të rënda (kamionë), të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë”, është bërë e ditur nga policia.

Përveç dëmeve materiale, sipas Policisë, nuk raportohet për lëndime, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Kamionët, që kanë shërbyer si një nga 13 barrikadat në veri, kanë penguar lirinë e lëvizjes në atë zonë.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Gjermania merr komandën e forcave të gatishmërisë së lartë të NATO-s
Artikulli tjetërKrifca: 180 milionë lekë për 771 fermerë që prodhojnë në serra