Ballina Flash

Vijon puna për restaurimin e kalasë së Ishmit

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ndoqi nga afër punimet që po kryhen për restaurimin e njërit prej aseteve të trashëgimisë së pasur kulturore të Durrësit, siç është kalaja e Ishmit.

Ky restaurim mundësohet nga programi EU4Culture, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNOPS në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës.

Qëllimi i projektit është të restaurojë sitet e trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.

Ky projekt përveç restaurimit synon të investojë edhe në rivitalizimin e siteve me qëllim kthimin e këtyre objekteve në atraksione turistike dhe kulturore duke përmirësuar potencialin turistik të Durrësit dhe gjithë vendit tonë, u shpreh Sako në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdryshimet në ligjin për bastet sportive, brenda 3-mujorit të parë të 2023-shit në Parlament
Artikulli tjetërDhurata më e fundit e ish-shitëses për CR7-n!