Ballina Flash

Dhurata më e fundit e ish-shitëses për CR7-n!

LISBONË, 28 dhjetor /ATSH/ – E dashura e futbollistit më të paguar në botë, Cristiano Ronaldos, ish-shitësja Georgina, ka publikuar në rrjetet sociale surprizën e bërë për CR7-ën, shkruan faqja gossip.it.

Bëhet fjalë për një ”Rolls Royce” krejt të ri, që i bashkohet koleksionit shumë të pasur të futbollistit të makinave luksoze si ”Cadillac Escalade”, që Georgina i dha për ditëlindje CR7-ës.

”Rolls Royce Dawn” është i bardhë në të argjendtë.

Kompania njoftoi se do të ndalonte prodhimin e makinës përgjithmonë, kështu që 400 000 eurot janë investuar mirë, një dhuratë shumë e çmuar.

Videoja e publikuar prej arriti të merte gjashtë milionë pëlqime në Instagram./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVijon puna për restaurimin e kalasë së Ishmit
Artikulli tjetërGJERMANI – DKG: Shumë spitale rrezikojnë falimentimin