BEOGRAD, 28 dhjetor /ATSH-TANJUG/ – Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka nxitur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që të vazhdojë me provokime dhe të sulmojë brutalisht Serbinë, sipas ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç.
”Ministrja nuk i ka kujtuar Kurtit se ka një detyrim ndërkombëtar të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 1244 dhe të gjitha dokumentet e tjera relevante, detyrimin për formimin e Unionit të Komunave Serbe dhe për të mos dërguar njësitë e armatosura shqiptare në veri dhe për të mos arrestuar serbët vetëm se janë serbë”, shtoi Daçiç.
”Barrikadat janë një rezistencë politike paqësore kundër terrorit ndaj popullit serb, të cilin e bën Albin Kurti”, deklaroi ministri i Jashtëm serb./ a.jor.























