Ballina Flash

“BE për Bashkitë”, projekte për përmirësimin e shërbimeve për të rinjtë në Skrapar

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH/ Ndërtimi i një mjedisi sportiv në shkollën “Zylyftar Veleshnja” në Skrapar, krijimi i një akademie sportive dhe hapja e një qendre komunitare janë vetëm disa prej aktiviteteve të financuara nga programi “BE për Bashkitë”, i Bashkimit Evropian në bashkinë Skrapar.

Projektet përfshijnë përmirësimin e shërbimeve për përfshirjen e nxënësve dhe të rinjve në aktivitete, në bashkinë Skrapar. Si dhe ambiente sportive dhe aktivitete që angazhojnë 725 të rinj të shkollës “Zylyftar Veleshnja” dhe 120 anëtarë të komunitetit të lagjes “Estref Caka”, bën të ditur Delegacioni i BE në Shqipëri.

“BE për Bashkitë” është projekt i ri i financuar nga Bashkimi Evropian. Qëllimi tij është të mbështesë potencialin zhvillimor të bashkive dhe të përmirësojë kushtet socio-ekonomike dhe mjedisore të komuniteteve lokale në Shqipëri. Projekti synon trajtimin e problemeve kryesore që prekin cilësinë e jetës dhe perspektivat ekonomike të komunitetit duke i përafruar me standardet evropiane.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Dhurata për fëmijët e familjeve që mbështeten me ndihmë ekonomike
Artikulli tjetërKurti: Barrikadat e Wagnerit në veri, nga njerëz me uniforma të errëta