TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ Festivali i dritave për festën hebraike “Hanukkaah” u zhvillua mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe djali Zaho ishte i pranishëm në mbrëmjen speciale të komunitetit hebre.
Ndezja e dritës së parë të Menora (shandanit), u bë nga kryeministri Rama nën drejtimin e Kryerubinit të Shqipërisë, Yoel Kaplan.
Hanukkaah, festohet në përkujtim të fitores se kryengritësve të lashtë izraelitë mbi ushtrinë greko-siriane dhe mrekullinë e mëvonshme të rishenjtërimit të Tempullit të Shenjtë në Jeruzalem.
Fjala “Hanukkaah” do të thotë “Përkushtim”. Ky festival fillon në datën 22 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 30 dhjetor.
Shqipëria është një vend me marrëdhënie të posaçme me komunitetin izraelit dhe celebrimi i kësaj dite, shikohet me kuriozitet dhe simpati.























