TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u zhvillua sot ceremonia e dhurimit të një donacioni të financuar nga UNDP.
Gjatë ceremonisë morën pjesë Besfort Lamallari, zv.ministër i Brendshëm, Tonin Vocaj, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, , Niko Brahimaj, Drejtor Instituti i Policisë Shkencore; Monica Merino, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Vladimir Malkaj, Specialist Programi, Nora Kushti, Menaxhere e Komunikimit; përfaqësuesit e Projektit të SALË, Redi Voshtina, Këshilltar Teknik për AVL, Juliana Babalia, Asistente Administrative.
Gjatë ceremonisë u bë dorëzimi i pajisjeve të CSI për Njësinë e CSI-së, si dhe u dhanë shpjegimet e nevojshme për pajisjet e dhuruara dhe rëndësinë e tyre.























