Ballina Aktualitet

Certifikohen 200 ndërmjetësues në tregun e pasurive të paluajtshme

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ 200 ndërmjetësuesit që prej vitesh operonin në tregun e pasurive të paluajtshme janë pajisur me certifikatë, në zbatim të ligjit të ri për ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili mori pjesë në ceremoninë për ndarjen e certifikatave për ndërmjetësuesit e rinj theksoi se janë edhe gati 1000 kërkesa për tu shqyrtuar, nga të cilat 6 janë subjekte juridike të huaja.

“Nga sot formalizohet një veprimtari tregtare që deri dje dominohej nga konkurrenca e pandershme e “seksereve të pasurive të paluajtshme” dhe duart e zgjatura të botës së errët të pastrimit të parave. Kjo epokë mori fund tashmë, duke ja lënë vendin një profesioni dinjitoz dhe fisnik të certifikuar përmes një procesi rigoroz, në bashkëpunim me të gjitha agjencitë ligjzbatuese në vend”, tha ai.

Manja tha se subjekte nuk arritën të kalonin traun e ligjit të ri.

Ai siguroi për bashkëpunim në funksion të ofrimit të një shërbimi cilësor për qytetarët dhe zbatimin me korrektësi të kuadrit ligjor në fuqi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEU4CULTURE investime edhe në 4 site të tjera
Artikulli tjetërPARIS – Mbi 200 të arrestuar në trazirat që shpërthyen pas humbjes në finale